7 Vellezerit

7 Vellezerit

Dijetar Kosova Kuriozitete Shkolla

Shtjefën Gjeçovi! Mësuesi i parë, Dijetar, apo ka hapur shkollën e parë në Kosovë.

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik 1873 – Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë

Leu i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Hilë. Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në rrugën e meshtarisë.

Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis.

Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë.

Atë Gjergj Fishta: Shtjefën çovi (grafikë)

Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicësnë gusht të 1901. Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit. Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen. Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës. I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31. Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja. Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite.

Kolë Idromeno: Atë Shtjefën Gjeçovi (1929), vaj

Merr pjesë me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret. Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve. Më dt. 17 shtator t’atij viti shërbim në Prekal nis t’u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues.

Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, ku buan shpesh te Dom Mark Vasa, i parë si halë nga autoritetet italiane. Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave “Politika” dhe “Mbrojtja kombëtare” i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë. Më 7 qershor të 1923 emrohet sekretar i Provincës Françeskane.

Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit.

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM.

Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zymë të Hasit

Vepra dhe mirënjohje

Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit. Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqypton dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; Shna Ndou i Padues i autorit N. Dal-Gal, 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903. La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga‘ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime.

Kanuni

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98 dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e “Visaret e Kombit” të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës, baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P. Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941.

Shpërndaje në

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

Cookie Policy for Kosovo Post This is the Cookie Policy for Kosovo Post, accessible from https://kosovopost.info What Are Cookies As is common practice with almost all professional websites this site uses cookies, which are tiny files that are downloaded to your computer, to improve your experience. This page describes what information they gather, how we use it and why we sometimes need to store these cookies. We will also share how you can prevent these cookies from being stored however this may downgrade or 'break' certain elements of the sites functionality. For more general information on cookies see the Wikipedia article on HTTP Cookies. How We Use Cookies We use cookies for a variety of reasons detailed below. Unfortunately in most cases there are no industry standard options for disabling cookies without completely disabling the functionality and features they add to this site. It is recommended that you leave on all cookies if you are not sure whether you need them or not in case they are used to provide a service that you use. Disabling Cookies You can prevent the setting of cookies by adjusting the settings on your browser (see your browser Help for how to do this). Be aware that disabling cookies will affect the functionality of this and many other websites that you visit. Disabling cookies will usually result in also disabling certain functionality and features of the this site. Therefore it is recommended that you do not disable cookies. The Cookies We Set Account related cookies If you create an account with us then we will use cookies for the management of the signup process and general administration. These cookies will usually be deleted when you log out however in some cases they may remain afterwards to remember your site preferences when logged out. Login related cookies We use cookies when you are logged in so that we can remember this fact. This prevents you from having to log in every single time you visit a new page. These cookies are typically removed or cleared when you log out to ensure that you can only access restricted features and areas when logged in. Email newsletters related cookies This site offers newsletter or email subscription services and cookies may be used to remember if you are already registered and whether to show certain notifications which might only be valid to subscribed/unsubscribed users. Orders processing related cookies This site offers e-commerce or payment facilities and some cookies are essential to ensure that your order is remembered between pages so that we can process it properly. Surveys related cookies From time to time we offer user surveys and questionnaires to provide you with interesting insights, helpful tools, or to understand our user base more accurately. These surveys may use cookies to remember who has already taken part in a survey or to provide you with accurate results after you change pages. Forms related cookies When you submit data to through a form such as those found on contact pages or comment forms cookies may be set to remember your user details for future correspondence. Site preferences cookies In order to provide you with a great experience on this site we provide the functionality to set your preferences for how this site runs when you use it. In order to remember your preferences we need to set cookies so that this information can be called whenever you interact with a page is affected by your preferences. Third Party Cookies In some special cases we also use cookies provided by trusted third parties. The following section details which third party cookies you might encounter through this site. This site uses Google Analytics which is one of the most widespread and trusted analytics solution on the web for helping us to understand how you use the site and ways that we can improve your experience. These cookies may track things such as how long you spend on the site and the pages that you visit so we can continue to produce engaging content. For more information on Google Analytics cookies, see the official Google Analytics page. Third party analytics are used to track and measure usage of this site so that we can continue to produce engaging content. These cookies may track things such as how long you spend on the site or pages you visit which helps us to understand how we can improve the site for you. From time to time we test new features and make subtle changes to the way that the site is delivered. When we are still testing new features these cookies may be used to ensure that you receive a consistent experience whilst on the site whilst ensuring we understand which optimisations our users appreciate the most. As we sell products it's important for us to understand statistics about how many of the visitors to our site actually make a purchase and as such this is the kind of data that these cookies will track. This is important to you as it means that we can accurately make business predictions that allow us to monitor our advertising and product costs to ensure the best possible price. The Google AdSense service we use to serve advertising uses a DoubleClick cookie to serve more relevant ads across the web and limit the number of times that a given ad is shown to you. For more information on Google AdSense see the official Google AdSense privacy FAQ. We use adverts to offset the costs of running this site and provide funding for further development. The behavioural advertising cookies used by this site are designed to ensure that we provide you with the most relevant adverts where possible by anonymously tracking your interests and presenting similar things that may be of interest. Several partners advertise on our behalf and affiliate tracking cookies simply allow us to see if our customers have come to the site through one of our partner sites so that we can credit them appropriately and where applicable allow our affiliate partners to provide any bonus that they may provide you for making a purchase. We also use social media buttons and/or plugins on this site that allow you to connect with your social network in various ways. For these to work the following social media sites including; {List the social networks whose features you have integrated with your site?:12}, will set cookies through our site which may be used to enhance your profile on their site or contribute to the data they hold for various purposes outlined in their respective privacy policies. More Information Hopefully that has clarified things for you and as was previously mentioned if there is something that you aren't sure whether you need or not it's usually safer to leave cookies enabled in case it does interact with one of the features you use on our site. This Cookies Policy was created with the help of the CookiePolicyGenerator.com However if you are still looking for more information then you can contact us through one of our preferred contact methods: Email: admin@kosovopost.info By visiting this link: https://kosovopost.info Phone: +383 45 837 805

Close